Këtë të hëne Florim Zuka njoftoi largimin e tij nga posti i kryetarit te skuadra e Gjilanit.
Kjo gjë erdhi pasi që skuadra gjilanase nuk arriti që nën udhëheqjen e tij ta siguroj të paktën një herë titullin e kampionit të Superligës së Kosovës.
Tani, pas largimit nga Gjilani, Zukën e takoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Ademi tregoi se Zuka ia ka shpjeguar atij arsyen e largimit nga klubi, si dhe planet e mëtutjeshme të ish-pronarit të Gjilanit.
Postimin e Ademit në rrjetin e tij social “Facebook” e gjeni më poshtë.