Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup do të kenë rritje të pagave prej 2000 denarë. Kështu deklaroi drejtori Zudi Enuzi sot në një konferencë për media. Në konferencën e sotme për media, drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup ka njoftuar opinionin për vendimin me të cilin punëtorëve të Ndërmarrjes pas 16 vitesh do t`u rriten pagat.
“Vendimin do të fillojmë ta zbatojmë menjëherë, me pagën e ardhshme të muajit prill dhe jam shumë i kënaqur që kjo rritje historike do të realizohet në mandatin tim të menaxhimit të Kompanisë, sepse mendoj se punëtorët e NP Higjiena Komunale-Shkup me të vërtetë e meritojnë që puna e tyre të vlerësohet dhe shpërblehet siç duhet. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kryetaren e Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes, znj. Julijana Spirovska, si dhe për të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues.”– tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi.
Gjatë konferencës për media, drejtori Enuz iu referua edhe gjendjes aktuale në Ndërmarrje, të cilën e menaxhon prej 100 ditësh, duke theksuar se sipas Raportit Vjetor për vitin 2021, gjatë menaxhimit të ish-menaxhmentit është shënuar një humbje e madhe prej 43 milionë denarë, obligime të papaguara ndaj furnizuesve, vonesa në pagesa, valuta të skaduara etj.
“Në këtë moment-100 ditë pasi kam ardhur në krye të Ndërmarrjes, sipas Raportit Tremujor të rezultateve financiare, tremujorin e parë të vitit 2022 e mbyllim me rezultat financiar pozitiv, ku janë paguar pjesa më e madhe e të kërkesave të arkëtueshme dhe çfarë posaçërisht do të doja të theksoja është se pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes paguhen me kohë, në fillim të javës së parë të muajit”, tha Enuzi.