Zuckerberg: Elon Musk nuk është serioz për “dyluftimin në kafaz”

August 14, 2023
1 minut lexim

Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka pohuar se Elon Musk, pronari i X, i njohur më parë si Twitter, nuk është serioz për të zhvilluar “dyluftimin në kafaz”, raporton Anadolu.

Në një postim në Threads, një platformë e mediave sociale digjitale e lançuar më 5 korrik si një konkurrent i X, Zuckerberg tha se i ka ofruar Musk “një takim të vërtetë” për dyluftim.

“Unë mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se Elon nuk është serioz dhe është koha të ecim përpara. Unë i ofrova një takim të vërtetë… Elon nuk do që të konfirmojë datën, më pas tha se kishte nevojë për operacion dhe tani kërkon të bëjë një raund praktik në oborrin e shtëpisë time”, tha ai të dielën.

Musk në përgjigjen e tij në platformën X, e quajti Zuckerbergun “pulë”.

Musk fillimisht kishte shprehur gatishmërinë e tij që të ballafaqohet në dyluftim në rastin e parë.

Musk e kishte sfiduar Zuckerbergun në një duel pas raportimeve se CEO i Meta do të hapte një rrjet të mediave sociale të ngjashme me Twitter. Më 22 qershor, Zuckerberg njoftoi se kishte pranuar ofertën për “dyluftim në kafaz”.

Themeluesi i Teslas kishte thënë gjithashtu se ishte në bisedime me autoritetet italiane dhe ata kishin rënë dakord për një “lokacion epik” për dyluftimin, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për veteranët dhe spitalet pediatrike në Itali.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adresimi i një problemi kritik sigurie në miliarda procesorë Intel redukton performancën me 50 përqind

Story i radhës

U dënua me rreth 3 vite burg, Jeton Lami ankim në Gjykatën e Apelit

Të fundit nga

ShkoLartë