Z. Lajçak, komuniteti serb, në popullatën e Kosovës, përbën 4%. Është komunitet, maksimalisht, i privilegjuar, në veçanti në krahasim me komunitetet tjera në Kosovë. Të drejtat e komunitetit serb i tejkalon të gjitha kriteret e parapara me Kartën europiane mbi të drejtat e minoriteteve në shtete të ndryshme. Edhe përkundër kësaj, minoriteti serb në Kosovë, në veçanti në veri, është vetizoluar, nuk e pranon dhe nuk e respekton shtetin e Kosovës.
A ndodhë një gjë e tillë, qoftë edhe në një shtet tjetër në Europë???
Zoti Lajçak, edhe Sllovakia është, sadopak, shtet multietnik. Në popullatën e Sllovakisë gjendet edhe minoriteti i hungarezëve. Ky minoritet përbën 7.7%. A mos vallë, është themeluar ndonjë asociacion?? Ky dhe minoritetet tjera, e respektojnë apo jo shtetin Sllovak? Edhe në Serbi ekzistojnë minoritete, madje edhe ai shqiptar. A mendon Serbia për ndonjë asociacion…..
Prandaj, shtrohet pyetja, çka pretendon minoriteti serb në Kosovë madje edhe Serbia, me themelimin e Asociacionit?!!
Zoti Lajçak, jeni i deleguar nga UE, në procesin e Dialogut Kosovë – Serbi. Pozita e ndërmjetësuesit, duhet të krahasohet me postin e gjyqtarit dhe, kërkohet që, në proces, të vjen në shprehje drejtësia. Që në proces të reflektoi drejtësia, pa tjetër, duhet të konfirmohet edhe identiteti i palëve. Nuk mund të tejkalohet fakti se Kosova, ishte viktimë me numër të madh të viktimave, të dhunuarave, të shpërngulurve, nën presion, me qëllim të spastrimit etnik të Kosovës, se as sot e kësaj dite, nuk dihet vendi se ku gjinden kufomat e shumë kosovarëve, te cilët Serbia i sjelli nga Kosova në Serbi dhe i likuidoi. Me fjalë tjera, në veprimet e Serbisë përmbushen të gjitha elementet e krimit të gjenocidit.
Serbia, jo që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës por, atë edhe me Kushtetutë e konsideron si pjesë të Serbisë, si Kosovo i Metohia. Mos harroni se çfarë janë pretendimet e Serbisë jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës, Malit të Zi…..
Juve dhe UE, këtë proces, duhet shikuar në mënyrë objektive dhe vetëm objektive.
07/01/2022