Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar një fotografi të disa veturave të parkuara pa vend, afër Parkut të Qytetit.
Ai ka thënë se kjo është një pamje e papranueshme dhe është shprehur se do të rrisin numrin e inspektorëve në Prishtinë.
“Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla.
Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.