Zogaj me gjyqtarët gjermanë, do të ndajë drejtësinë në Champions League  

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, me gjyqtarët gjermanë do të ndajë drejtësinë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Zogaj është caktuar për sfidën në stadiumin “Republican” në Yerevan, ku ndeshen skuadra armene Pyunik dhe ajo rumune CFR Cluy.

Ndeshja luhet të martën (me 5 korrik) në orën 18.00.

Gjyqtar kryesor është Bastian Dankert, asistent i parë Bekim Zogaj dhe asistent i dytë Jan Kobell.

Zogaj, ndër gjyqtarët më të mirë në Zvicër, ka përvojë në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare, kjo është edhe një sfidë e radhës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pensionistët kërkojnë vijimin e ndihmës/ Kriza nuk ka kaluar, të moshuarit kërkojnë mbështetje

Story i radhës

Johnny Depp realizon një tatuazh të ri, ja kuptimi i veçantë që fshihet pas tij

Të fundit nga