Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, me gjyqtarët gjermanë do të ndajë drejtësinë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.
Zogaj është caktuar për sfidën në stadiumin “Republican” në Yerevan, ku ndeshen skuadra armene Pyunik dhe ajo rumune CFR Cluy.
Ndeshja luhet të martën (me 5 korrik) në orën 18.00.
Gjyqtar kryesor është Bastian Dankert, asistent i parë Bekim Zogaj dhe asistent i dytë Jan Kobell.
Zogaj, ndër gjyqtarët më të mirë në Zvicër, ka përvojë në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare, kjo është edhe një sfidë e radhës.