Zjedi krijon Lëvizjen Populli: Zoti nuk e ndryshon gjendjen e popullit, derisa ai popull ta ndryshojë gjendjen e tij!

Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi sot edhe zyrtarisht njoftoi se subjekti i ri politik që do të udhëheq do të quhet Lëvizja Populli, shkruan TV21. Zejdi duke përmendur disa parime, tha se ky grup do ta ndryshojë botën, pasi e di se për ta bërë këtë duhet të jetë shembulli më i mirë.

“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e popullit, derisa ai popull ta ndryshojë gjendjen e tij. I prirur nga thëniet e të parëve tanë, që patriotizmi dhe atdhedashuria janë tiparet e njerëzve që dëshirojnë ta ndryshojnë shoqërinë, i prirur nga thënie e njohur që nëse dëshirojmë ta ndryshojmë botën, duhet të jem shembull, ndërsa më pak të flasim, sepse fjala vet nuk e ndryshon botën, andaj sot me plot krenari dhe dinjitet them se ky trup, ky grup do ta ndryshojë botën sepse është shembulli më i mirë që mund të ketë deri tash dikush”, tha Zejdi./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Eksporte makinash drejt Rusisë!

Story i radhës

Live: Në orën 20.45: Kosova përballet me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës 

Të fundit nga