pas gjashte oresh perfundon konventa e partise se lirise 662d10228e50a

Pas gjashtë orësh, përfundon Konventa e Partisë së Lirisë

April 27, 2024
1 minut lexim

Ka përfunduar pas 6 orësh Konventa e Partisë së Lirisë, e mbajtur në Pallatin e Kongresve në Tiranë. Gjatë Konventës janë prezantuar edhe objektivat e Partisë së Lirisë, ku njëra ndër ta mbetet që Shqipëria të ketë popullsi prej së paku 4 milionë banorë.

Gjatë Konventës, Meta miratoi dhe rriti financimet për gratë në parti. Kreu i PL tha se Konventa u mbyll për sot, por asesi për publikun. Meta iu bëri thirrje simpantizantëve që në orën 20:00 të bashkohen në “Rrugën e shpresës”, aty ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë Konventë, Meta hodhi edhe akuza ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa paralajmëroi anëtarët se kush është me të mund të qëndrojë në parti. Në këtë Konventë foli edhe Monika Kryemadhi, që deklaroi se nuk duhet që të abuzohet me fjalën nepotizëm.

Ndërkohë, pas përfundimit të votimit pritet edhe rezultati i zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

MARKETING

RENT A CAR

vazhdon fushata per zgjedhjet parlamentare 662d0ebba0170
Story i mëparshëm

Vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare

FB IMG 1714229448779
Story i radhës

Kasami: Krah për krah me qytetarët për Ndryshimin që VLEN

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë