Zjarri në Tetovë/ Xhaferi: Përgjegjësi të mbajë kompania dhe institucionet për helmin në Tetovë (VIDEO

June 1, 2022
min lexim

Kanë kaluar tre ditë nga zjarri në Tetovë ku tetovarët panë tmerin e tyre nga tymi i zi që mbuloi qytetin. Deri tani asgjë nuk dihet zyrtarisht se cilët ishin shkaqet e zjarrit dhe a janë kancerogjene materialet që u dogjën në depon e POFi-xit. Në lidhje me këtë, aktivisti i OJQ-së Eco Guerilla, Arianit Xhaferi në një intervist për TS, thotë se për këtë dikush duhet  të mbaj përgjegjësi si  kompania ose institucionet përkatëse.

Për çdo veprim të tillë që është në kundërshtim më ligjin që rrezikon jetën e qztetarëve duhet të mbaj përgjegjësi, duhet të mbaj përgjegjësi dikush që nuk ka marrë masat parandaluese që mos vij deri të ky zjarrë. Përgjegjësia duhet të fillojë nga menaxhmenti i kompanisë që është dejgur deri tëk hierarkia më e lartë” thotë Xhaferi për Tetovasot.

Sipas tij çdo kompani duhet të ketë plan për tu mbrojtur nga zjarret, kjo është me ligj, disa kompani e kanë vetëm sipërfaqësisht si dokument dhe këto janë plana që duhet të implementohen e jo vetëm të shkruhen ne letër.

Xhaferi më tej thotë se në shumë kompani në Tetovë nuk ka as hidrant, as aparate për shuarjen e zjarrit,

Shumica e objekteve nuk kanë të instaluar hidrantet e ujit kundër zjarrit, disa prej tyer nuk kanë aparate për shuarjen e zjarrit që duhet patjetr me ligj ti kenë” thotë Xhaferi në intervistën për TS.

Xhaferi thotë se asnjë objekt deri tani nuk është gjobitur për mos mbajten e këtyre aparateve, andaj ai dyshon se ka inspekcion që merret me këtë temë andaj edhe ndodhin këo fatkeqsi.

Nësë do të rriten ndjeshëm rastet me kancer në Tetovë si pasojë e ndotjes së ajrit, Xhaferi thotë se patjetër duhet përgjegjsi e plotë pëe këto ndotje dhe mospërgjegjësi ndaj respektimit të ligjit për apratet kundër shuarjes së zjarrit.

Përgjegjësi duhet të ketë, por a do të mbajë dikush kjo nvaret nga “pallati i drejtësisë” – gjyqësori, ata duhet të inicojnë lëndë dhe duhët të kërkojnë përgjegjësi për ndotjen e ajrit. nëse pas një muaj, dy muaj dhe rritet numri i të sëmurëve nga gazrat toksik që mund të kenë thithur qytetarët nga këto dy tre diitët e fundit dikush pra duhet të jetë fajtor” shprhet Arianiit Xhaferi.

Sa i përket fabrikave të tjera në Tetovë që mund të prodhojnë materiale që nëse i kaplon zjarri janë kancerogjene, Xhaferi thotë se ska ndonjë regjistër të tillë, por ai thotë se shumë fabrika ka që ndotin, vlen të theksohet se fabrikat e  mobiljeve dimrit ngrohen me mbeturinat e materialeve që ju ngelin. Sipas tij duhet urgjentisht duhet inspekcionet të marin seriozisht punën dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve. /TS/

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporti i Save the Children: 85% e personave mendojnë se Kosova duhet të bëjnë më shumë për bullizmin kibernetik

Story i radhës

Radev: Nuk ka kushte për vizitën time në Francë

Të fundit nga

ShkoLartë