zjarri ne malin e shpiragut peleshi nderhyme nga ajri flaket drejt izolimit te plote 64e8e33766808

Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: Ndërhymë nga ajri, flakët drejt izolimit të plotë

August 25, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se mali në malin e Shpiragut po shkon drejt izolimit të plotë.

Terreni i thepisur ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse, ndaj Peleshi njofton se është dashur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të flakëve.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri”, shkruan Peleshi.

Mali i Shpiragut u përfshi nga flakët mbrëmjen e së enjtes, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e vështirë për shkak të terrenit. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve në një kohë të shpejtë, ndërsa dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkarkim elektrik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mbreti i asistimeve ne ceki eshte nje lojtar i shqiperise 64e8e3303e331
Story i mëparshëm

Mbreti i asistimeve në Çeki është një lojtar i Shqipërisë

totaj ministrit ceku pese here i kam shkru lere qe nuk pranon takim po as nuk ma kthen email in 64e8e33bd4c77
Story i radhës

Totaj: Ministrit Çeku pesë herë i kam shkru, lerë që nuk pranon takim po as nuk ma kthen email-in

Të fundit nga

ShkoLartë