Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga zjarri i cili pasditen e sotme kaploi hotel “Bushin” në Çarshi të Shkupit, njofton udhëheqësja e ndihmës së shpejtë, Milica Bubalo.
Një pjesë e të lënduarve janë dërguar në spitalin 8 Shtatori, ndërsa disa të tjerë në Klinikën e Toksikologjisë.
Ndryshe, më herët zjarrëfikësit arritën që të shuajnë plotësisht zjarrin i cili kishte kapluar hotel Bushin.