zjarri masiv te pakten 22 vete ne shtepine e te pasteheve e te moshuarve ne siberi 63a71dc211e3b

Zjarri masiv të paktën 22 vetë në shtëpinë e të pastehëve e të moshuarve në Siberi

December 24, 2022
1 minut lexim

Të paktën 22 njerëz janë vrarë nga një zjarr gjigant i papritur që shkatërroi një shtëpi të moshuarish në Siberi të Rusisë.

Zjarri shkatërroi thuajse tërësisht ndërtesën e drunjtë dy-katëshe, e cila nuk ishte regjistruar zyrtarisht si shtëpi për të moshuar por funksiononte si strehë për njerëzit në nevojë në motin e ftohtë të dimrit.

Pamjet e rënda nga vendngjarja tregonin flakët që konsumonin ndërtesën teksa dhjetra zjarrfikës kërkonin mes rrënojave mëngjesin e sotëm.

Shërbimet e emergjencës thanë se të paktën 22 njerëz janë vrarë nga zjarri, teksa rrjeti BBC raportonte se gjashtë njerëz kishin mbetur të plagosur.

Nuk është ende e qartë sesa njerëz jetonin dhe sa ishin brenda impjantit kur shpërtheu zjarri.

Ministria ruse e emergjencave tha për agjencinë vendase TASS se kërkimet në rrënoja vijojnë prej zjarrfikësve ndërsa është arrestuar personi që kishte marrë ndërtesën me qera.

Shtëpia e paregjistruar e të pastrehëve dhe pensionistëve drejtohej nga një pastor ortodoks që strehonte njerëzit në nevojë mes ngricave të dimrit.

Autoritetet ruse thanë se ndërtesa ishte një ‘rezidencë e përkohshme për njerëz në një situatë të vështirë jete’.

Sergey Tsivilev, governatori i rajonit Kuzbass në Siberi, tha se shumë hapësira të tilla bamirësie punojnë pa liçencë në Rusi.

“Ne do të inspektojmë të gjitha institucionet e këtij tipi, kryesisht ato private,” tha Tsivilev.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

alternativa takim me strukturat ne diber 63a71a06471d1
Story i mëparshëm

“Alternativa” takim me strukturat në Dibër

grubi qeveria subvencionon llogarite e energjise elektrike prej 73 per te gjithe amviserite 63a71eb7b3c52
Story i radhës

Grubi: Qeveria subvencionon llogaritë e energjisë elektrike prej 73% për të gjithë amvisëritë

Të fundit nga

Fitore e madhe për Aston Villën

Aston Villa ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Aston Villa mundi Tottenhamin, me rezultat
ShkoLartë