Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi

May 17, 2025
1 minut lexim

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Greqi, në Nea Liosia, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti të blinduar.

Mediat në Athinë raportojnë se autorët kanë qenë dy dhe po udhëtonin me një motor, ndërsa në automjetin e blinduar ndodhej vetëm shoferi.

Sipas burimeve të cituara nga mediat greke në automjet ndodhej një person i njohur nga autoritetet, i cili për fat të mirë ka shpëtuar.

U raportua se menjëherë pas sulmit, shoferi ka njoftuar policinë, i cili ka përshkruar se po ndiqej nga një motoçikletë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shenja jete në Venus, NASA zbulon aktivitetin e lashtë tektonik në sipërfaqen e planetit

Story i radhës

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

Të fundit nga

Armend Dallku: Ky është futbolli 

Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
ShkoLartë