Pak minuta pas mesnate, një zjarr i madh ka rënë në një godinë në Ferizaj duke bërë që një supermarket të shkrumbohet i tëri.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe policia nuk raporton për të lënduar.
“Rreth orës 00:11, Policia ka pranuar një informacion se qendra tregtare – “Viva Fresh Store” afër policisë është kapluar nga një zjarr. Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kane dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Express se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.
Veseli tha se rasti është hapur si “incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit. /albeu.com