Granatimet ruse të uzinës kimike Azot në qytetin e goditur të Ukrainës, Sievierodonetsk, shkaktuan një zjarr të fuqishëm që shpërtheu pas një rrjedhjeje tonelatash vaj radiatori, tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Gaidai, raporton Independet, përcjell “Bota sot”.
Duke folur në televizionin kombëtar, Gaidai nuk tha nëse zjarri në uzinën, ku janë strehuar qindra civilë, ishte shuar. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportin.
Gaidai tha se luftimet e pandërprera po zhvillohen në Sievierodonetsk, një qytet i vogël në provincën Luhansk që është bërë fokusi i avancimit të Rusisë në Ukrainën lindore.
“Fatkeqësisht, artileria e armikut thjesht po shkatërron, kat pas kat, ndërtesat që po përdoren si strehimore,” tha Gaidai.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët.