Po planifikon një fëmijë të tretë? Alketa Vejsiu i habiti të gjithë me përgjigjen e saj: Do të kujdesen motra dhe vëllai i madh!

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme në televizionet shqiptare. Ajo ka prezantuar emisione nga më të ndryshmet dhe pavarësisht se ndodhet prej vitesh në ekran, s’ka ndërmend të largohet.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, një djali, i cili quhet Lionel, dhe një vajze, e cila quhet Niki. Moderatorja është shumë e rezervuar në lidhje me jetën private dhe postimet e saj me familjen janë shumë të rralla.

Vejsiu është goxha aktive në rrjetet sociale ku poston foto apo video të shumta nga përditshmëria e saj. Ajo së fundmi moderatorja ka bërë një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj ku i ka dhënë mundësinë që t’i shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet si nga ana profesionale ashtu dhe personale. Alketa nuk ka ngurruar t’i shuajë kuriozitetin shumë prej pyetjeve të bëra dhe tju përgjigjet pa doreza.

Një ndjekës e ka komplimentuar moderatoren se është një nënë shumë e mirë dhe se fëmijët e saj janë me fat që e kanë, ndërsa Alketa u shpreh se nuk dëshirontë të ishte aspak modeste në këtë pjesë pasi ajo dëshiron të jetë gjithmonë ‘mami heroinë’.

“Atë që e kanë e kanë! Këtu nuk dua të jem modeste fare. Dua të jem superheroina e tyre përgjithmonë! Çdo mami është një super mami”- u shpreh Alketa.

Image

Alketa Vejsiu/instastory

Teksa shtoi se ndihet me fat që  fëmijët e saj i konsideron si shokët më të mirë dhe kjo prej faktit se është bërë mama për herë të parë në moshën 23-vjecare. Por ajo çka na bëri përshtypje ishte se moderatorja u shpreh mund të bëhet nënë e një fëmije të tretë dhe për të mund të kujdesen motra dhe vëllai i madh.

“Por më shumë lum unë për ato dy mrekulli që janë shokët e mi më të mirë! Kur bëhesh mami 23 vjeçe është gjëja më argëtuese. Tani mund të bëj një bebe numër 3 dhe të kujdesen motra dhe vëllai i madh. Shumë qejf!”- shtoi ajo.

Image

Alketa Vejsiu/instastory

Ndërkohë rikujtojmë që moderatorja ka preferuar që të qëndrojë gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës private, por ishte Nikola ajo e cila mori vëmendjen e të gjithëve duke postuar disa foto në Instagram duke treguar ngjashmërinë e madhe që ka me të ëmën e teksa sot ajo është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura ku numëron plot 20 mijë ndjekës.

Image

Alketa Vejsiu

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në kërkim në Shqipëri, prangoset në Itali me 20 kg “të bardhë” ish-kryebashkiaku i Vorës

Story i radhës

Zjarre të mëdhanë Sievierodonetsk, pas granatimeve ruse në fabrikën kimike Azot

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish