zjarre ne tete komuna ne vend mengjesin e sotem u shmang katastrofa afer prilepit 6a8ac7b0e495b

Zjarre në tetë komuna në vend, mëngjesin e sotëm u shmang katastrofa afër Prilepit

August 23, 2026
min lexim
Screenshot 1 66

Gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve tetë janë aktivë, ndërsa 23 janë shuar, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.

Zjarr aktiv ka edhe në rajonin e Kërçovës, pranë fshatit Tajmishtë, në vendin e quajtur Darda, ku po digjet pyll ahu me trungje të larta.

Në Vrapçisht janë aktivë zjarret pranë fshatrave Lomicë dhe Gjurgevishtë, ku po digjet pyll i përzier.

Në Mavrovë dhe Rostushë zjarri është pranë fshatit Cerovë, ndërsa në Zhelinë, po ashtu pranë fshatit Cerovë, po digjen vegjetacion i ulët dhe fier.

Nga gjithsej 31 zjarret e regjistruara, 23 janë shuar plotësisht.

Në ndërkohë, është shmangur një katastrofë në fshatin Bonçe të Prilepit, pasi atje shpërtheu një zjarr i cili, për shkak të erës, mëngjesin e sotëm rreth orës 4 iu afrua shtëpive të para. Për këtë informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, i cili tha se situata ishte jashtëzakonisht serioze.

Në shuarjen e zjarrit në këtë fshat, ku ka rreth 50 shtëpi, morën pjesë zjarrfikës nga Prilepi dhe Kavadari, si dhe vullnetarë nga Manastiri dhe Koçani.

“Nëse nuk do të ishin këtu, zjarri do të përfshinte fshatin dhe do të kishim një pamje të tmerrshme. Atje jeton edhe një nënë e re me foshnjë, të cilën e pashë ditët e fundit”, deklaroi Angellov.

Gjendje serioze ka edhe pranë fshatit Paligrad në Komunën e Studeniçanit, ku zjarri gjithashtu është afruar pranë zonës së banuar.

“Atje ka një ekip zjarrfikësish profesionistë që ishin në detyrë. Atje veprojnë edhe ‘er-traktorët’. Ai zjarr, i cili ndodhet në malin Kitka, është shuar disa herë“, shtoi Angellov.

Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike njoftoi se temperaturat sot do të lëvizin nga 29 deri në 40 gradë Celsius.

Nga atje parashikojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa vende priten kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe stuhi të izoluara me erë të fortë dhe breshër.

Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëruan se nesër moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë, me periudha me diell, ndërsa temperatura do të ulet për disa gradë. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër. Temperatura ditore nesër do të jetë nga 29 deri në 38 gradë.

Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jotova nuk do te heqim dore nga bullgaret ne maqedonine e veriut 6a8ac6631e4b4
Lajmi i mëparshëm

Jotova: Nuk do të heqim dorë nga bullgarët në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Kourtney Kardashian shkëlqen me bikini

Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet familjare, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini metalike në ngjyrë argjendi. 47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë udhëtimit, duke shfaqur
ShkoLartë