Në një qendër të moshuarish pranë Zaragozas në veri-lindje të Spanjës ka rënë zjarr dhe për pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë, raporton BBC.
Në momentin që ka rënë zjarri, zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 80 persona ndodheshin në azil.
Qendra u hap 16 vjet më parë si një shtëpi të moshuarish, sipas raporteve lokale.
Që atëherë është specializuar në kujdesin për banorët me probleme të shëndetit mendor.
Burimi: botasot.info