Zjarr në Malishevë, digjen dhjetëra hektarë pyje

March 22, 2022
1 minut lexim

Sot, malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, janë përfshirë nga zjarri duke u djegur dhjetëra hektarë.

Zjarre janë regjistruar edhe në disa vende tjera, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar në shuarjen e tyre. Për këto zjarre ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të tregojnë vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të mos shkaktohen zjarre të tilla.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, gjatë tërë ditës janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në malet në mes të fshatrave Gurbardh dhe Turjakë, pasi zjarri, i ndihmuar edhe nga erërat, ka bërë që të digjen me dhjetëra hektarë me pyje.

Po ashtu zjarre janë regjistruar edhe në malet në mes të fshatrave Guriq dhe Pagarushë, pastaj në Panorc, si dhe një shtëpi e pabanuar në fshatin Shkozë.

Po ashtu në vendngjarje kanë qenë edhe ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, komentojnë studiuesit

Story i radhës

Çmimet e derivateve mbeten të njëjta, vaji ekstra i lehtë për amvisëri më shtrenjtë për dy denarë

Të fundit nga

ShkoLartë