Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Flakët e zjarrit janë përhapur në një zonë kodrinore e mbjellë kryesisht me ullinj.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb, se në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës të bashkisë Mallakastër për të fikur zjarrin.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.