Në orët e paradites një zjarr përfshiu çatinë e një objekti në çarshinë e Strugës.
Për fat, të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit e Stugës reaguan në kohë.
Qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes tregojnë për atë çfarë panë dhe si ndodhi që objekti u përfshi nga flakët.
Zjarri është shuar dhe gjithçka është nënë kontroll thonë nga Njësia e Zjarrfikësve Strugë, duke bërë apel që të bëhet kujdes sepse situata të tilla si kjo mund të përfundojnë shumë keq, sepse objektet në këtë pjesë të qytetit janë ngjitur njëra me tjetrën.
Burimi: TV21