Zjarr në aeroportin e Katanias, fluturimet pezullohen deri më 19 korrik

July 17, 2023
1 minut lexim

Fluturimet janë pezulluar në aeroportin e Katanias në Sicili deri në orën 14:00 të së mërkurës, pasi një zjarr shpërtheu të dielën mbrëma, tha të hënën kompania e menaxhimit të aeroportit Sac.

“Nuk raportohet për njerëz të lënduar,” shkroi Sac në Twitter, duke falënderuar brigadën e zjarrfikësve, agjencitë shtetërore, ndihmën e parë dhe komunitetin e aeroportit për veprimin e menjëhershëm, raporton ANSA.

Zjarri raportohet se ka rënë rreth mesnatës të së dielës dhe është vënë nën kontroll brenda një ore.

Fluturimet janë drejtuar për në aeroporte të tjera në ishull.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Federata e punëtorëve ka një apel për kompanitë ndërtimore dhe ato rrugore

Story i radhës

Capital T kritikon numrin enorm të prurjeve muzikore: Estrada në panik, ngadalë merrni frymë se nuk është vera e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë