Hera e fundit ku u ul në pankinë ishte më 22 maj 2021, ku Reali i tij fitoi në Madrid 2-1 ndaj Vijarealit, tani më Zinedin Zidan zyrtarizon vetë rikthimin shumë shpejt në pankinë.
“Zizu” gjatë një eventi të organizuar në Paris ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet të stërvisë një ekip futbolli:
“Kur do të më shihni të trajnoj? Shumë shpejt! Nuk është larg dita.”, deklaroi 50-vjeçari francez.
Ndërkohë mediat e ndryshme botërore dërgojnë indicie se Zidan do të jetë trajneri i ri i Francës, duke parë se Didier Deshamp është në skadencë me përfaqësuesen transalpine në fundin e Botërorit të Katarit, dhe me Federatën Franceze të Futbollit që nuk do t’ia rinovojnë kontratën.