Ziba: Nefrologjia strugane me kushte për trajtim të kompletuar të personave me sëmundje të veshkëve dhe dializë holidej

December 11, 2024
min lexim

Strugë, 11 dhjetor – Institucioni i Shëndetit Publik Nefrologji – Strugë ofron shërbime dhe trajtim sipas të gjitha standardeve në interes të pacientëve të tij, qytetarëve tanë, por edhe atyre nga rajoni, ndërsa janë krijuar edhe kushte për zhvillim të turizmit shëndetësor që është e rëndësishme jo vetëm për Strugën, por edhe për gjithë rajonin Jugperëndimor, theksoi sot zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Erxhan Selimi.

Pas promovimit të fazës së dytë të projektit “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” që e realizon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës, në Nefrologjinë e Strugës theksoi se përveç pacientëve nga rajoni, shërbime do të marrin edhe nga fqinjësia dhe më gjerë.

Drejtori i institucionit, Jetmir Ziba konkludoi se Spitali tani i posedon të gjitha kushtet për trajtim në kohë dhe të kompletuar të personave me sëmundje të veshkëve.

“Në të dy ndërtesat është bërë rikonstruksion. Objekti i “dializës holidej” është renovuar plotësisht. Ne objektin kryesor  janë vendosur panele fotovoltaike, sistem solar për ngrohjen e ujit, tërësisht është ndërruar inventari, është furnizuar një agregat i ri, sistem për osmozë rezervë, sistem qendror i shpërndarjes së oksigjenit në reanimacion, sistem me uifi për njoftimin spitalor të pacientëve, në faqe është bërë një përditësim, që do të thotë se pacientët mund të bëjnë termin nga jashtë për “dializën holidej”, theksoi Ziba.

Në objektin për “dializë holidej”, që ndodhet në bregun e liqenit të Ohrit, theksoi ai, janë krijuar kushte për trajtimin e pacientëve gjatë gjithë vitit. Përveç rikonstruksionit të plotë, është vendosur edhe një sistem për ngrohje, ftohje, ventilim, një sistem i ri për osmozë rezervë, pajisje mjekësore…

“Më parë ky objekt funksiononte vetëm gjatë periudhës së verës, tani janë bërë kushte të fuksionojmë gjatë gjithë vitit. Qëllimi ishte ta zhvillojmë “dializën holidej” që do të thotë se pacientët nga vendet e huaja, jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga të gjitha vendet evropiane me hemodializë të vijnë të shërohen tek ne dhe me ç’rast të kënaqen në bukuritë e liqenit dhe qytetit tonë”, shtoi Ziba.

Për përfitimet e rikonstruimit të Spitalit ka folur edhe drejtori i Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, Valon Kaba.

Në Nefrologjinë e Srugës çdo vit bëhen rreth 16.000 hemodializa. Për realizimin e projektit me të cilin dukshëm janë përmirësuar kushtet për trajtim të pacientëve janë investuar mbi 26 milionë denarë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria hap lëndë për Grubin dhe Bexhetin/ Koceski: Presim të vërtetohet nëse ka përgjegjësi penale

Story i radhës

KQZ zgjat afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim për zgjedhjet parlamentare

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë