Ziadin Sela sërish tradhëtoi votuesit e tij! (VIDEO)

February 10, 2022
min lexim

Sela: Ne jemi trashëgimtarë të 20 viteve të veprimit politik të PDSH-së së vërtetë, jemi vazhdimësi e rrugës së Arbën Xhaferrit!

Në paraqitjen e tij para banorëve të Çellopekut me 10 Mars, 2015 ku u zgjodhën organet drejtuese të degës, iniciuesi i Lëvizjes për Reforma brenda PDSH-së, z. Ziadin Sela kishte thënë se është përgatitur tashmë propozim-Statuti i ri i PDSH-së që nënkupton demokratizimin e brendshëm të partisë.

“Kongresi do të jetë trup partie që frymon, dhe jo vetëm emra që mblidhen një herë në katër vite dhe nuk merret vesh kush është delegat. Veç më është përgatitur një propozim i ri i Statutit. Nuk është një Statut i centralizuar është një statut i cili demokratizon dhe krijon mundësinë që edhe degët të kenë mundësi të thirrin Kongres, edhe gjysma e anëtarëve të kenë mundësi të thirrin Kongres edhe 2 të tretat e Kuvendit Qendror edhe shumë e shumë mekanizma tjerë”.

Gjithashtu ai tha se ishte kufizuar edhe mandati i kryetarit të ri të partisë në maksimum dy mandate. “Kuptohet që e kemi kufizuar mandatin e kryetarit të partisë për maksimumi dy mandate. E kemi kufizuar sepse në këtë formë do ti shtojmë radhët përditë dhe këtë iniciativë dhe këtë Lëvizje nuk e kemi për shkurt kohë”, tha Sela.

Iniciuesi i Lëvizjes për reforma shprehu bindjen e plotë për ngadhënjim të Lëvizjes, pasi siç tha në të gravitojnë të gjithë trashëgimtarët e rreth 20 viteve të veprimit politik të PDSH-së.

“Ne me plot bindje e themi se jemi trashëgimtarë të rreth 20 viteve të veprimit politik të PDSH-së. Jemi sepse bazuar në këto principe e nisëm këtë nismë dhe këtë punë. E nisëm në momentin që vërejtëm që nisi të prishet bërthama e PDSH-së. E nisëm në momentin kur nisi të shkelet Marrëveshja e re Politike e PDSH-së, në momentin kur u hoq dorë nga gjuha, u hoq dot nga ndarja e drejtë proporcionale e buxhetit, dhe kur u hoq dorë nga demokracia e mirëfilltë konsensuale. Prandaj e themi me shumë krenari se ne jemi vazhdimësia e rrugës së Arbër Xhaferrit”, kishte thënë Sela./fol.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritja e pagës minimale në seancën e sotme të Kuvendit të RMV-së

Story i radhës

Shkup, 246 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë