Zhvillimi i vendit varet nga cilësia e arsimit

February 19, 2022
1 minut lexim

Dikur të vjetrit tanë edhe pse nuk ishin të shkolluar, për shkak të rrethanave që dihen thonin çdo gjë mund të blihet me lekë me përjashtim të mendëve, në pazar (treg) thoshin nuk ka mend për të blerë.

Edhe sot është mjaftë aktuale thënia e tyre, por e modifikuar për qëllime të mbrapshta kundër interesave të ngritjes dhe përparimit të arsimit në vendin tonë, në disa gazeta dhe portale thuhet se po blihen diploma të shkollave me lekë. Po t’i referohemi thënies se pleqve dikur që nuk ishin të shkolluar kjo i bie për të blerë budallaki me lekë, atëherë me të drejtë parashtrohet pytja si është e mundur kështu të shkojë përpara Kosova, të ngritet arsimi (dija) dhe të zhvillohet ekonomia e shtetit për të pasur një jetë të begatshme dhe normale qytetarët e Kosovës me kuadro të tilla me diploma të pa vlera.

Dyshohet se: pas lufte disa kuadro pjesëmarrëse të luftës i kanë kryer disa fakultete shkel e shko, sa për sy dhe faqe, të njëjtit pas lufte kanë zënë pozita të rëndësishme në institucionet shtetërore dhe politike nga aftësia e të cilëve është varur zhvillimi i vendit, mirëpo duke patur parasysh mënyrën se si kanë ardhur deri të dija nuk mund të thuhet se i kanë kontribuuar edhe gjithë aq zhvilimit të vendit.

Përderisa, në vendin tonë nuk ngritet cilësia e arsimit dhe dijes në nivelin e duhur, siç është në vendet evropiane niveli i arsimit, nuk mund të shpresojmë se vendi ynë mund ta zë hapin e zhvillimt me ata popuj dhe vende në të cilat arsimi është prioritet i prioriteteve.

Në kontekst të trajtimit të kësaj proplematike jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë dhe jo vetëm, do duhej përmendur thëniet e njerëzve tanë të moqëm: Gjysmë mësuesi ta prish nxënësin, gjysmë mjeku ta mbyt pacientin dhe gjysmë kleriku ta degjeneron “gjematin”.

Pra, ne duhet të kemi shkolla në të cilatë fitohet dija e mirëfillt dhe jo injoraca …

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Is Solo Bitcoin Mining Making a Comeback?

Story i radhës

Kërcënon Johnson: Prindërit rusë do të vajtojnë humbjen e ushtarëve të rinj rusë

Të fundit nga

ShkoLartë