Zhvillimet në Ukrainë, deklarohet Millorad Dodik

February 22, 2022
min lexim

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha më 22 shkurt se ky shtet duhet të qëndrojë “krejtësisht neutral” sa i përket zhvillimeve në Ukrainë.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe miratoi dërgimin e trupave ruse në atë zonë.

Dodik komentoi deklaratat e dy anëtarëve të tjerë të Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefiq Xhaferoviq që dënuan sulmin rus ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Dodik tha se ata kanë keqpërdorur situatën.

“Ky nuk është qëndrimi i Bosnje e Hercegovinës. Presidenca është përgjegjëse për drejtimin e politikës së jashtme. Ata në këtë mënyrë po vazhdojnë ta përçajnë Bosnjën, të dalin nga organet zyrtare. Qëndrimi i tyre mund të konsiderohet si qëndrim privat”, tha Dodik.

Sipas tij, gjëja më realiste që mund të pritet nga Bosnje e Hercegovina në këto momente është që të qëndrojë neutrale.

“Që të gjithë kemi simpatitë tona, nëse dëshironi unë mund të flas për simpatitë e mia personale, por mendoj se është e panevojshme që ta bëj tani. Fakti që Komshiq dhe Xhaferoviq u rreshtuan flet se nuk iu intereson Bosnje e Hercegovina dhe nuk e përfaqësojnë atë”.

Kryesuesi kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, dënoi ashpër vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Sipas tij, me këtë, “Rusia kreu sulm në territorin e Ukrainës”.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara duhet të respektohet. Kjo garantohet me ligjin ndërkombëtar. Veprimet e dhunshme nga shtetet individuale që kanë aspirata ushtarake për territoret e një shteti tjetër duhet të dënohen fuqishëm dhe të ketë reagim nga institucionet e OKB-së dhe bota e civilizuar”, tha Komshiq.

Ndërkaq, anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Xhaferoviq pati një qëndrim të ngjashëm, duke dënuar Rusinë për vendimin.

“Bosnja dhe Hercegovina respekton dhe mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Unë dënoj vendimin e Federatës Ruse për të njohur dy rajonet ukrainase si shtete, gjë që përbën shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”, tha Xhaferoviq.

Bota perëndimore është zotuar se do ta ndëshkojë Rusinë me sanksione të ashpra pas veprimeve të fundit karshi Ukrainës. Gjermania dhe Britania veçse kanë njoftuar për sanksionet e para./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është çifti më i ri i krijuar nga emisioni “Për’puthen”

Story i radhës

Analizë: Pse anullimi i Nord Stream 2 nga Gjermania është gjë me rëndësi

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë