Zhvillimet kryesore të ditës së 24-të të luftës në Ukrainë

Po iu risjellim të përmbledhura zhvillimet kryesore të ditës së 24-të të luftës në Ukrainë:

-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë për bisedime kuptimplota të paqes. Si duket, kjo thirrje ishte për një takim të mundshëm midis tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin

-Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po frenojnë Kievin që të pranojë kërkesat ruse në bisedimet për paqe

-Autoritetet lokale në Mariupol thanë se po zhvillohen luftime në qendër të qytetit, të cilat po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ndërtesën e teatrit, që u bombardua nga Rusia ditë më parë

-Rusia tha se ka përdorur armë hipersonike gjatë një sulmi ndaj një depoje të armëve në perëndim të Ukrainës

-Në Kiev, zyrtarët thanë se kanë arrestuar 127 sabotatorë, teksa forcat ukrainase pretenduan se deri më tani kanë vrarë mbi 14,000 trupa ruse

-Forcat e armatosura ukrainase pretenduan se kanë vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë. Nëse ky pretendim është i saktë, atëherë gjenerallejtënant Andrei Mordivchev do të bëhej komandanti më i lartë i ushtrisë ruse i vrarë në luftën në Ukrainë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësoni se si të mos i merrni gjërat personale

Story i radhës

Vaji nuk do të kushtojë më shumë se 110 denarë në RMV

Të fundit nga