zhupa kandidatet tane per zgjedhjet e 6 marsit e kane marre edhe ok e berishes 61ebe99770094

Zhupa: Kandidatët tanë për zgjedhjet e 6 Marsit e kanë marrë edhe “OK” e Berishës

January 22, 2022
1 minut lexim

Anëtarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Ina Zhupa në një konferencë për mediat foli në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë. Zhupa deklaroi se PD ka kaluar një proces për përzgjedhjen e kandidatëve që është njohur nga të gjitha palët, përfshirë këtu edhe Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

“Partia Demokratike ka kaluar një proces të njohur nga të gjitha palët. Edhe ata që sot vetëquhen Komisioni Rithemelimi ka qenë pjesë e procedurave për zgjedhjen e kandidatëve. Një proces që mori kohën e vet për kalimin në filtra dhe nga Komisioni. Kjo gjë na shërben të jemi gati edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

PD do ketë kandidatët më të mirë duke i kërkuar mbështetje të gjithë demokratëve. Të gjithë atyre që nuk e mendojnë veten të lidhur me të shkuarën politike. Por mendojnë se e ardhmja politike në Shqipëri mund të jetë më e mirë. Ne nuk shqetësohemi nëse përballë në Durrës apo Shkodrës janë dy apo tre non grata.       

Ne do të bëjmë përpjekjet që demokratët të përfaqësohen nga demokratët më të mirë. Nga njerëz që nuk kanë rekorde kriminale, nuk janë të lidhur me afera. Kemi të garantuar fitoren në këto bashki për sa kohë drejtohemi me pastërtinë e një programi dhe pastërtinë e një kandidati. Nuk shqetësohemi nëse individë të caktuar i bashkohen një alternative të së shkuarës”, u shpreh Zhupa.

Pak ditë më parë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku deklaroi se përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale është bërë njëkohësisht me ato për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0b2d0bcd180d0be d0b4d0bfd0bcd0bdd0b5 d0b5d0b2d180d0bed0bfd0bed0bb d0bed182d0bad180d0b8d0b2d0b0 ad182ed0bdd182d0b0d182 d0b2d180d0b7 61ebe91aae60f
Story i mëparshëm

ВМРО-ДПМНЕ: Европол открива aтeнтат врз Вучиќ, од мaфијашот Звицер кому Спасовски и МВР му дадоа македонски пасош

ancelotti nuk duron me 61ebe9cd5381c
Story i radhës

Ancelotti nuk duron më

Të fundit nga

ShkoLartë