ancelotti nuk duron me 61ebe9cd5381c

Ancelotti nuk duron më

January 22, 2022
1 minut lexim

Real Madrid vuajti për të mposhtur Elche në Kupën e Mbretit të enjten në mbrëmje. 90 minutat nuk prodhuan asnjë gol, sfida shkoi në shtesa dhe emocionet u shtuan shumë. Vendasit kaluan në avantazh, por ekipi i Carlo Ancelottit përmbysi gjithçka falë golave të Iscos dhe Eden Hazard.

Fitorja dramatike solli kalimin e “Los Blancos” në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, teksa Carlo Ancelotti regjistroi ndeshjen numër 150 si trajner i Realit. “Na presin shumë ndeshje të tjera së bashku. Faleminderit Real”, shkroi italiani në rrjetet sociale.

Ancelotti fitoi Superkupën e Spanjës dhe ndodhet në garë për të fituar të gjithë trofetë këtë sezon. Ndërkohë, 62-vjeçari ka komentuar edhe kalendarin e ngjeshur. Ai rrallë acarohet dhe kështu ka ndodhur pas takimit me Elchen.

“Ky kalendar është totalisht i pakuptimtë, çfarë mund të them tjetër? Duhet të ndryshojë, është e pashmangshme. Shpresoj që njerëzit që hartojnë kalendarin të zgjohen nga gjumi dhe ta bëjnë të drejtë për të gjithë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zhupa kandidatet tane per zgjedhjet e 6 marsit e kane marre edhe ok e berishes 61ebe99770094
Story i mëparshëm

Zhupa: Kandidatët tanë për zgjedhjet e 6 Marsit e kanë marrë edhe “OK” e Berishës

brukseli dhe berlini presin rezultate nga dialogu i rinovuar mes shkupit dhe sofjes 61ebee4538d4b
Story i radhës

Brukseli dhe Berlini presin rezultate nga dialogu i rinovuar mes Shkupit dhe Sofjes

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë