Zhgënjimi i Sali Berishës!

April 7, 2022
min lexim

E kishin bindur që t´i kthehej politikës. Kishte hartuar planet. E kishte planifikur Revolucionin dhe i kishte elektrizuar masat.

Në vazhdën e Revolucionit ishte nisur që ta pushtonte kështjellën e PD, të cilën e mbante Luli.

Luli nuk dorëzohej dhe e kishte blinduar selinë. Përpjekjet e Berishës që të futej brenda dhe ta shpallte fitoren kishin dështuar atë ditë, po Revolucioni do vazhdonte kishte deklaruar ai.

Luli më në fund pas disa javësh e paraqiti dorëheqjen. Berisha i lehtësuar sepse nuk do ti duhej që të merrte aksion për pushtimin e kështjellës, e shpalli veten lider i PD.

Me këtë rast Berisha organizoi konferenca për shtyp, u takua me miqtë e tij për kordinime të mëtutjeshme dhe Bashën nuk e ofendonte tutje me epitetiti Lul brava, po dha instruksione për bashkimin e partisë dhe debunkerizimin e kështjellës.

Berisha në shpirt ndihej i lehtësuar dhe i duhej vetëm një formalitet i Kuvendit të Partisë, për shpalljen e tij zyrtare si kryetar partie.

Ende pa i përfunduar këto formalitete, Berisha i dërgonte përshëndetje Kristaqit të Surrelit duke ia bërë me dije se, tash e tutje do ballafaqohesh me mua, sepse më ke quajtur kofomë e gjallë.

Berisha i veshur me kostum, i rruar dhe me një frizurë karakteristike që i shkon konstruktit të trupit të tij, ndalej shpesh para pasqyrës.

Kur presidenti Biden mundet, pse s´mundem unë. Po ashtu ish presidenti Trump njëherë në konferencë shtypi, Belgjikën e kishte quajtur qytet evropian. Unë ende skam bërë lajthitje të tilla.

Bashën e kam quajtur Lul brava dhe Ramën, Kristaqi i Surrelit po këto ishin epitete që qëllimisht ua kam vënë, për t´i diskredituar para shqiptarëve.

Me vite po e pres vaksinën e përjetësisë, që t´i prij popullit shqiptar në rrugën e çlirimit nga korrupsioni i instaluar nga Rama, po ende nuk u zbulua.

Tash kur gjithëçka konsiderohej e përfunduar dhe pritej që Revolucioni të shpallej i përfunduar, në skenë doli sërish ambasadorja e SHBA zonja Kim.

Ajo në byro e kishte vizituar Alibeajn dhe i kishte konfirmuar se i njihte si kryetar legjitim të PD.

Ku shpie kjo tash ? Ajo vetë më kishte thënë që ta marr sërish në dorë PD duke e hequr qafe Bashën, kurse tash mundohet të na imponoi kuadrot udhëheqëse.

Unë kam deklaruar se për kuadrot vendosin vetë shqiptarët. Alibeaj mundohej të impononte mendimin se personat non grata nuk do ta udhëheqin PD.

Unë haptas kam kërkuar fakte për këtë, po deri më tash nuk mi kanë ofruar, sepse skan ku t´i marrin.

Soros ishte ai që u mundua të më diskreditoi si person i korruptuar, sepse unë e refuzova planin e tij për Shqipërinë.

Tash të ma kurdisin prapa shpine dhe pas Revolucionit të cilin e organizova dhe e udhëhoqa, të ma marrin postin e PD nuk mund ta toleroj.

Mua më kanë thënë dhe më thonë Sali Berisha. Nëse unë nuk e shporri Kristaqin e Surrelit nga kryeministria, cili do ta bëjë atë.

Ndoshta qenka e shkruar që unë, kurr mos ta deklaroi Revolucionin të përfunduar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukrainë: Shkatërrim i madh në Borodyanka

Story i radhës

Mosdalja masive në votime, ndëshkoi spektrin politik në Luginën e Preshevës

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë