Zhegrova starton përballë Real Madridit!

October 2, 2024
1 minut lexim

Arbër Hoxha e nis sfidën nga stoli


Arbër Hoxha e nis sfidën nga stoli!

Janë publikuar formacionet zyrtare të 5-sfidave të mbrëmjes të vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Kampionët në fuqi, Real Madridi do të kërkojë fitoren e dytë radhazi, kësaj herë kundër Lilë një kundërshtar disi i lehtë për madrilenët. Liverpuli do të përballet me Bolonjën, skuadër e cila debutoi për herë të parë këtë sezon në Champions.

Ndërkohë sfidë interesante është ajo mes Benfikës dhe Atletiko Madrid. Arbër Hoxha që luan me Dinamo Zagrebin do ta nisë sfidën nga stoli kundër Monakos.

Gjimshiti shënon në Champions League, Atalanta bindëse 


Shakhtar Donetsk ka pësuar humbjen e parë e Atalanta shijoi fitoren e parë pas barazimit në start të Champions League.

Skuadra nga Bergamo ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Shakhtar Donetsk nga Ukraina, në kuadër të xhiros së dytë.

Gjimshiti ka shënuar në minutën e 21-të, duke realizuar edhe Lookman (44′) e Bellanova (48′).

Futbollisti shqiptar është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Gelsenkirchen në Gjermani.

Atalanta ka 4 pikë e skuadra ukrainase 1 sosh.

Zhegrova starton përballë Real Madridit!


Zhegrova starton përballë Real Madridit!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Lille dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Nga minuta e parë për Lille do të startojë ylli kosovar, Edon Zhegrova.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Departamenti i Drejtësisë fillon rishikimin e parë federal të masakrës racore të vitit 1921 në Tulsa

Story i radhës

Microsoft investon 4.3 miliardë euro në infrastrukturën AI dhe cloud në Itali

Të fundit nga

ShkoLartë