Zhegrova: Ndaj Rumanisë duam vetëm fitore

October 16, 2024
1 minut lexim

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren 3-0 ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Por, pas ndeshjes, ai ka thënë se është shumë i lumtur që bashkëlojtarët tjerë kanë shënuar gol.

“Besoj që ekipi ka bërë një ndeshje mjaftë të mirë, të gjithë u angazhuan dhe e kemi pritur këtë fitore edhe tani duhet të shkojmë në ndeshjen e radhës që e kemi shumë me rëndësi kundër Rumanisë edhe besoj që gjithë publiku ka qenë i lumtur, po ashtu edhe në, kështu që vazhdojmë përpara”, tha fillimisht Zhegrova.

Ai ka shtuar se në fillim të ndeshjes pati shumë provokime nga lojtarët kundërshtarë, por që tani po mendon vetëm për ndeshjen ndaj Rumanisë të cilën e ka konsideruar si një finale.

“Me rëndësi bashkëlojtarët kanë shënuar gol, ndihem mirë kur ata shënojnë gola, kjo i ndihmon ekipit shumë, po ashtu ndihem mirë sepse ata do të marrin më shumë vetëbesim për ndeshjen e ardhshme dhe kjo është në të mirë të ekipit për ndeshjet e radhës. Gjatë gjithë ndeshjes e pata mendimin pas kartonit të verdhë sepse pata shumë provokime në fillim, gjatë gjithë kohës e kisha mendjen tek ndeshja me Rumaninë dhe besoj që ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë një finale dhe do të shkojmë për fitore”, theksoi Zhegrova.

Kosova ka nënë pikë në grup, tri më pak se Rumania që është në vendin e parë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zobacz znaczenie obsługi języków w pomocy technicznej

Story i radhës

VIDEOLOTARIA CASINOS AUSTRIA ofron edukim falas për përdorim të përgjegjshëm të lojërave të fatit

Të fundit nga

ShkoLartë