mendimi per fatos nanon berisha ruante ne thellesine e ndergjegjes 676f4d58737f9

Mendimi për Fatos Nanon? Berisha: Ruante në thellësinë e ndërgjegjes…

December 28, 2024
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste televizive këtë të premte, ka shprehur mendimin e tij për ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Berisha theksoi se, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, Nano tregoi një cilësi të rëndësishme si politikan, respektimin e verdiktit të qytetarëve.

“Mendimet e mia për Nanon kanë qenë të shumta, por Fatos Nano faktoi se, pavarësisht faktit që ai e vlerësonte veten si i papërgjegjshëm dhe i tillë ishte, ruante në thellësinë e ndërgjegjes së tij si politikan gjënë më të çmuar, vendimin për të respektuar verdiktin e qytetarëve”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo cilësi e dallon një politikan të përgjegjshëm nga ata që nuk respektojnë vullnetin e popullit.

“Një politikan mund të ketë shumë anë pozitive dhe shumë anë negative, por më i keqi i të këqijave është ai që bën gjithçka për të mos respektuar verdiktin e qytetarëve. Në historinë tonë kemi pasur Enver Hoxhën dhe Edi Ramën.”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

olta i jep mbeshtetje te forte vullnetit pas rrefimit te tij 676f43c1f0d88
Story i mëparshëm

Olta i jep mbështetje të fortë Vullnetit, pas rrëfimit të tij!

matoshi qeveria nuk ka treguar ndonje sukses ne veri zgjidhjet jane politike 676f8f3517b35
Story i radhës

Matoshi: Qeveria nuk ka treguar ndonjë sukses në veri, zgjidhjet janë politike

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë