Një 15-vjeçare italiane është zhdukur në qytetin bregdetar të Vlorës.
Bëhet me dije se shtetësja italiane M. G., 39 vjeç, banuese në Vlorë, ka kallëzuar se vajza e saj 15 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 20.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja italiane M. G., 39 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 15 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Punohet për gjetjen e 15-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.