Zhan Mitrevit i konfiskohet pasaporta

min lexim

Mjekut Zhan Mitrev i është konfiskuar pasaporta.

Gjegjësisht, një gjyqtar i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Publike në lidhje me rastin e doktor Mitrev dhe ka marrë vendim për caktimin e masës së kujdesit për konfiskimin e dokumentit të udhëtimit për shkak të rrezikut për ikje nga territori i Maqedonisë.

Informacionin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas konstatimit të rrethanave të caktuara gjatë procedurës para hetimore, sot ka njoftuar se është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” nga neni 247 paragrafi 4. në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

I dyshuari, siç njofton Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, si person juridik-institucion privat shëndetësor për të përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme, me paraqitje të rrejshme të fakteve, ka mashtruar pacientët e trajtuar për Covid-19 me metodën e hemofiltrimit.

Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës për sigurimin e të dyshuarit, konfiskim të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë për të siguruar praninë e të dyshuarit dhe për mbarëvajtjen e procedurës, njofton Prokuroria Publike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​11 të vdekur dhe gjashtë të plagosur në Mal të Zi

Story i radhës

Shtyhet një ndeshje në kampionatin francez

Të fundit nga