Zhan Mitrev: Nuk dyshoj në procedurën hetimore, vetëm kërkoj që ky maltretim mendor të përfundojë

November 8, 2022
min lexim

Mjeku Zhan Mitrev, kundër të cilit PTHP-ja zhvillon procedurë hetimore për mashtrim të kryer, pas konferencës së sotme me gazetarë të mbajtur në hapësirat e klinikës me të cilën menaxhon ai, deklaroi se beson në procedurën hetimore dhe shpreson se procesi do të shkojë në mënyrë transparente, raporton MIA.

Mitrev tha se dokumentet për secilin pacient individual janë në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe mediave, duke shtuar, sipas tij, se informacionet që janë publikuar në opinion janë të pvërteta.

“Unë nuk dyshoj në procedurë, unë vetëm kërkoj që ky maltretim mendor të marrë fund, sepse vazhdimisht dalin të pavërteta që më prekin mua si person dhe gjithë institucionin, këtu janë të punësuar rreth 400 persona, profesionistë të lartë, njerëz të lartë që rrezikuan jetën. në korona”, porositi Mitrev.

Sipas tij, hemofiltrimi është përdorur si një shans mjekësor më shumë që pacientët të mbijetojnë.

“Hemofiltrimi është procedurë jetëshpëtuese dhe është një nga segmentet e trajtimit të pacientëve të sëmurë rëndë, për disa është jetëshpëtues dhe nëse nuk bëhet, pacienti me siguri do të vdesë”, thekson ai.

Ai shtoi se akuzat reflektojnë ndaj punës së klinikës.

“Fjalët si eksperiment dhe vrasës kanë pasur një ndikim të madh në punën e përditshme, sepse kjo ndikon te pacientët në konfuzionin e tyre, vendimin e tyre për të ardhur për operacion, nuk është aq e thjeshtë, imagjinoni të duhet të vendosni të vini dhe të bëni një operacion në zemër, dhe dikush të thotë se atje bëjnë një eksperiment, çfarë është ajo fjalë, këtë e krahasoj me bombë atomike nëse e dëmtoj dikë, pas çdo pacienti qëndrojmë ne, janë të qasshme të gjitha dokumentacionet, por si mund te mbrohemi nga terminologjitë si eksperimente, vrasës. Njëqind për qind na është ulur puna, unë tani më kam marrë kredi për ta mbajtur situatën në funksionimin e kësaj klinike, nuk meritojmë fjalë të tilla të rënda”, deklaroi Mitrev.

Përndryshe, mjeku Zhan Mitrev, pronar i klinikës “Zhan Mitrev”, ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim.

Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara në shtator, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata.

Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Nga Prokuroria Publike Shkup, konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.

Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev.

Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.

Në publikimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev”, shkruan edhe se një pjesë e madhe e pacientëve kanë marrë infeksione interhospitale gjatë kohës së mjekimit. Atë e konfirmojnë edhe një pjesë të familjarëve të pacientëve të vdekur në spital. Sipas Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka paraqitur paraqitje të infeksioneve interhospitale, edhe pse sipas ligjit duhet t’i njoftojë organet shtetërore.

Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E thotë ish-ambasadori amerikan: Shtyrja e çështjes së targave nuk ka kuptim pa marrëveshje

Story i radhës

Paçarada standard, St. Pauli katër ndeshje pa fitore 

Të fundit nga

ShkoLartë