“Zhan Mitrev”, javën tjetër publikohet raporti

December 24, 2022
1 minut lexim

Shkup, 24 Dhjetor – Javën që vjen pritet të përfundon raporti i Komisionit për praktikimin e hemofiltrimit si metodë për shërimin e pacientëve më Kovid-19 i cili i referohet hemofiltrimit në Klinikën “Zhan Mitrev”. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se të gjitha gjetjet dhe konstatimet do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike.

 

“Arsyetimi i saj, sa ka pas indikacione apo ka pas edhe kundër indikacione apo ka qenë mënyrë e cila ka shkaktuar vdekjen e shumë pacientëve. Ky duhet të jetë konstatimi ynë profesional. Duhet publikuar raporti në tërësi, sigurisht në kuadër të kompetencave si Ministri i Shëndetësisë lidhur me gjithçka që ka ndodhur sipas inspektimeve tona”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Gati janë edhe raporti i Komision për infeksione intrahospitale dhe tre komisioneve të tjera, por publikimi i tyre do të bëhet në tërësi dhe me një raport përfundimtar përmbledhës. Sali thotë se nuk do të zvarritet publikimi i raportit.

“Unë pres brenda javës së ardhshme të përfundon raporti final. Shpresoj se nuk kam arsye ta shty procesin sepse opinioni pret, prokuroria pret por edhe neve si ministri duhet ta kryejmë obligimin ndaj institucioneve dhe opinionit për rastin “Zhan Mitrev”, deklaroi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Aktualisht rasti “Zhan Mitrev” i publikuar nga rrjeti investigativ IRL mbi metodën e shërimit të pacientëve përmes hemofiltrimit ndodhet në fazën hetimore. Prokuroria Publike dhe raportet e dikasterit të Shëndetësisë duhet të konstatojnë se hemofiltrimi ka qenë metodë e autorizuar, ose Klinika “Zhan Mitrev” ashtu siç pretendon rrjeti investigativ ka bërë studim me shëndetin e pacientëve të prekur nga Kovid-19. Ndaj pronarit të klinikës gjykata ka caktuar masë kujdesi duke ia marrë pasaportën.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dokumentari i Harryt dhe Meghan në Netflix bëhet shfaqja më e shikuar e vitit në Mbretërinë e Bashkuar

Story i radhës

Ngjarjet e datës 25 dhjetor

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë