Zhaklina flet pas largimit të papritur nga ‘Big Brother VIP’ dhe zbulon arsyen

January 3, 2023
1 minut lexim

Dy ditë më parë gazetarja Zhaklina Gjolla u largua nga “Big Brother VIP Albania” papritur. 

Ajo la shtëpinë pas disa ditësh nga fillimi i reality-showt krejt papritur. Mbrëmjen e sotme ajo ka folur për herë të parë mbi daljen e saj. 

Zhaklina tha se në shtëpi po ndjente një energji negative dhe toksicitet që nuk i pëlqyen. Ajo u shpreh se një nga situatat që e bllokoi më shumë ishte debati me Oltën. Po ashtu, shtoi se edhe banorët e tjerë nuk kanë qenë të afërt me të. 

“Orët ishin shumë gjata, e kisha humbur sensin e kohës. Në shtëpi mu krijua një situatë toksike. Ndjeja shumë negativitet dhe nuk ndjeja energji të mirë, as dashuri. Kuptova që duhet të gjej vendin tim. Nuk mund të bëj diçka që nuk është e imja. Sulmi që erdhi nga Olta ishte çoroditje, më pas akomodimi në rulotë. Kur kalova në shtëpi e kisha të vështirë me gjetjen e hapësirave personale dhe të orientohesha se nuk jam në shtëpinë time, gatimi… Olta bëri një sulm që nuk e prisja dhe unë nuk e kam në tip të përgjigjem me një sulm të tillë. Me të nuk kisha çfarë diskutimi të bëja se nuk e njihja. Unë nuk doja t’ia ktheja me të njëjtën monedhë. Edhe banorët e tjerë në fillim u dukën të ngrohtë.“-tregoi ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shënon 71 pikë

Story i radhës

Kurti ironizon me Vuçiqin: Po e kërkon makinën e udhëtimit në kohë, nganjëherë dëshiron të kthehet në 1999 e nganjëherë në 2007

Të fundit nga

ShkoLartë