Shënon 71 pikë

Donovan Miçell me sukses historik në Klivlend Kavalirs pasi arriti 71 pikë në fitoren e ekipit të tij kundër Çikagos. Kavalirs festuan fitoren me rezultat 145-134.

Miçel u bë basketbollisti i shtatë në historinë e NBA-së që ka arritur kufirin prej 70 pikësh në një ndeshje.

Kjo ishte ndeshja më efikase e ndonjë basketbollisti në 17 vitet e fundit, përkatësisht pas 81 pikëve të famshme të Kobi Brajant në Toronto në vitin 2006.

Shumë pas tij mbetën Xheret Alen me 21 dhe Xhedi Osman me 19 pikë.

Te ekipi i Çikagos Demar Derozan ishte më efikas me 44 pikë, Lavin me 26 ndërsa Vuçeviq me 20 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bartësit e institucioneve në Maqedoni me duar të lira

Story i radhës

Zhaklina flet pas largimit të papritur nga ‘Big Brother VIP’ dhe zbulon arsyen

Të fundit nga