Manchester United më në fund zgjohet në merkato, duke bërë një goditje të dyfishtë.
“The Sun” raporton se Djajtë e Kuq tashmë kanë një marrëveshje totale për Frenkie de Jong nga Barcelona.
Skuadra angleze do të paguajë plotë 85 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset në marrëveshjen për mesfushorin holandez. United ndërkohë ka gjetur dhe akordin për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit Lisandro Martinez.
Ata do të paguajnë 55 milionë euro në arkat e klubit holandez.
Në total United do të shpenzojë 140 milionë euro për të dy futbollistët, duke i dhënë mundësinë tashmë trajnerit Ten Hag që të ketë një ekip më të kompletuar..