schedule07:28 – 7 Mars, 2022
Deri më tani në bashkinë e Shkodrës në garën për kryetarë bashkia po udhëheq kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia. Në Shkodër janë numëruar 145 nga 250 kuti ku Spahia ka marrë 12 428 vota ose 44.52% të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 11 098 vota ose 39.75 % të votave të numëruara.
Ndërkohë deri më tani kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka marrë 4391 vota ose 15.73 % të votave të numëruara.