Zgjedhjet e pjesshme vendore, hapet votimi në 940 qendra votimi për 6 bashki

March 6, 2022
min lexim

Nisi sot procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, në 6 bashki të vendit. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të pare.

Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.

654,538 shtetas shqiptarë votojnë në 940 Qendra Votimi

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

KQZ do të realizojë implementimin e kamerave regjistruese në çdo qendër votimit. Regjistrimi filmik (video) i procesit të numërimit të votave nga kamerat e tavolinave dhe kamerat e vrojtimit në VNV, do të ruhet në pajisje elektronike të sigurta dhe do të dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore. Administrata e KQZ-së, ose kur është e mundur nga KZAZ-ja, do të riprodhojë një kopje të materialit të regjistruar dhe ti vërë në dispozicion të subjekteve sipas rregullave të miratuara nga Komisioni. Materiali i regjistruar nga kamerat në VNV do të ruhet në KQZ deri në përfundim të afatit të hapjes së kutive. Pas mbarimit të këtij afati, materiali filmik do të ruhet në përputhje me ligjin “Për Arkivat”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars, të implementohet në bashkinë Vorë, qarku Tiranë. Dyzet e katër (44) qendrat e votimit në Vorë, do të pajisjen me pajisje elektronik të votimit dhe numërimit elektronik, të cilat u përdorën në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2021.

Për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë, duke u bazuar në numrin e zgjedhësve të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, shtuar 2 për qind të tyre, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, do të prodhohen në total 667.629 fletë votimi.

Bashkia Shkodër:

Majlinda Angoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Bardh Spahia – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Xhemal Bushati – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Dibër:

Premtim Kryemadhi – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Luan Haka – “Partia Demokratike” (PD)

Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Dritan Torba – “Lëvizja e Re” (LRE)

Bashkia Durrës:

Ardian Muka – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Luan Hoti – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Vorë:

Lulzim Vrana – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Ymer Marku – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Rrogozhinë:

Ferdinand Saraçi – “Partia Demokratike” (PD)

Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Hekuran Xhani -Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Bashkia Lushnjë:

Eriselda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Indrit Sefa – “Partia Demokratike (PD)

Elton bano – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hapen kutitë e votimit

Story i radhës

Telefoni do t’ju ndihmojë të argëtoni një fëmijë nervoz, por në planin afatgjatë bëhet problem

Të fundit nga

ShkoLartë