Zgjedhjet e pjesshme lokale, KSHZ i shpalli rezultatet përfundimtare

min lexim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli si përfundimtare rezultatet e votimit në komunat Mavrovë-Rostuse dhe Qendër Zhupë, meqë në afatin e paraparë ligjor, nuk u dorëzua asnjë ankesë. Në Mavrovë – Rostushë, kryetar komune është zgjedhur Medat Kurtovski ndërsa në Qendër Zhupë – Arijan Ibrahimi. Në këto dy komuna, të shtunën më në fund u arrit censusi, pas dy përpjekjeve të dështuara paraprake.

“Vërtetojmë rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, që janë Medat Kurtovski nga koalicioni “Më e mira për komunën time”, i udhëhequr nga LSDM, ndërsa në Qendër Zhupë – Arijan Ibrahimi nga Partia Demokratike e Turqve.”,- tha nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.

Nuk kishte ankesa as në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, kështu që edhe për këtë komunë u vërtetuan rezultatet përfundimtare. Sipas modelit të Dontit, për ndarjen e mandateve për këshilltarë në komunë e Tetovës, mandate kanë fituar 6 subjekte politike. Lëvizja Besa ka fituar 12 mandate, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 , PDSH – 1, Alternativa 1. Pa asnjë mandat mbetën Aleanca për Shqiptarët, Më mirë për Tetovën, Grupi i votuesve Agon Zaimi, Integra, PDTM, PÇER dhe E majta. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Tetovë u mbajtën për shkak se këshilli i kaluar, nuk arriti të votojë llogarinë përfundimtare në afatin e paraparë ligjor.

Story i mëparshëm

Irina Sotirova Buhova largohet nga pozita e drejtoreshës në Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor

Story i radhës

​Zbulohet një burim gjigant gazi në Mesdhe

Të fundit nga