zgjedhjet e 18 tetorit vlen zyrtarizon jakup huseinin si kandidat per kryetar te bervenices 6aa4436aeacb6

Zgjedhjet e 18 tetorit, VLEN zyrtarizon Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

September 11, 2026
1 minut lexim

VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski, përcjell TV21.

Nga VLEN theksojnë se përvoja e tij profesionale dhe puna me banorët i kanë dhënë njohje të drejtpërdrejtë me nevojat dhe sfidat e komunës. Gjithashtu nga VLEN thonë se Huseini e njeh administratën, procedurat dhe nevojat e banorëve, duke e cilësuar si kandidat që mund të nisë punën menjëherë pas marrjes së detyrës.

Kumtesa e plotë e VLEN.

Sot shpallim kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Jakup Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës. Përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me banorët e kanë bërë të njohë nga afër nevojat, problemet dhe sfidat e Komunës.

Gjatë gjithë angazhimit të tij profesional ka qenë në shërbim të banorëve dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësive institucionale.

Përparësia jonë është e qartë: nuk humbim kohë me akomodim. Jakup Huseini e njeh Komunën, administratën, procedurat dhe nevojat e banorëve. Prandaj, nga dita e parë mund të jetë në shërbim të tyre dhe të fillojë punën me përgjegjësi konkrete.

Me këtë kandidaturë, ofrojmë një kandidat me përgatitje juridike, përvojë profesionale dhe njohje të drejtpërdrejtë të Komunës së Bërvenicës.

Nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaq ishte por ishte kenaqesi noizy mbyll nje kapitull ne karrieren muzikore 6aa440bba04f9
Lajmi i mëparshëm

“Kaq ishte, por ishte kënaqësi”, Noizy mbyll një kapitull në karrierën muzikore

sela ndez mobilizimin neser prishtina behet qender e marshit per clirimtaret 6aa444c0085ff
Lajmi i radhës

Sela ndez mobilizimin: Nesër Prishtina bëhet qendër e marshit për çlirimtarët

Të fundit nga

ShkoLartë