kaq ishte por ishte kenaqesi noizy mbyll nje kapitull ne karrieren muzikore 6aa440bba04f9

“Kaq ishte, por ishte kënaqësi”, Noizy mbyll një kapitull në karrierën muzikore

September 11, 2026
1 minut lexim

Reperi shqiptar, Noizy, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si do të vazhdojë aktivitetin e tij muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se nuk do të performojë më në klubet e natës, duke lënë të kuptohet se po përgatit një kapitull të ri në karrierën e tij.

Vendimin e ka lidhur me dëshirën për ta çuar muzikën dhe krijimtarinë e tij në një tjetër nivel.

“Nuk dua të vazhdoj të bëj diçka vetëm sepse funksionon. Ka ardhë momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel”, shkroi reperi.

Më pas, Noizy ndau edhe një tjetër mesazh të shkurtë në “Instagram Story”, përmes të cilit iu referua përfundimit të performancave të tij në klubet e natës.

“Kaq ishte, por ishte kënaqësi”, shkroi Noizy.

Vendimi shënon një ndryshim në rrugëtimin e tij artistik, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë drejtimi i ri që reperi do të marrë në muzikë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse ka rene numri i refugjateve ukrainas ne poloni 6aa43ff67bc10
Lajmi i mëparshëm

Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?

zgjedhjet e 18 tetorit vlen zyrtarizon jakup huseinin si kandidat per kryetar te bervenices 6aa4436aeacb6
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e 18 tetorit, VLEN zyrtarizon Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

Të fundit nga

ShkoLartë