Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj i përgjigjet Ramës pas dështimit të raundit të dytë: Nuk ka nevojë për tango!

May 23, 2022
1 minut lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, iu përgjigj kryeministrit Rama pas dështimit të raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Alibeaj deklaroi se për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ka nevojë për tango apo kulisa, por duhet gjetur një person që të jetë mbi palët dhe t’i përfaqësojë të gjitha ato.

“Zgjedhja e presidenti krijohet në këto momente, raundin e parë deri në të tretin, pasi detyra e parlamentit është t’i japë legjitimitetin kreut të shtetit. Ne në mënyrën më fisnike kemi marrë pjesë në këtë proces dhe kemi dhënë kontributin tonë për të bërë një president që të jetë mbi palët, që të mos jetë as me njërën pal as me tjetrën.

Këtu nuk ka nevojë të ketë tango, nuk duhet të jenë dy që luajnë tango por duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve. Ne vendosëm disa rregull. Mund të kishim të drejtën të thoshim se presidentin e duam ne duke qenë se këta kanë vjedhur zgjedhjet.

Ramë dakord që ne të propozonim dhe këta të zgjidhnin. Nuk e pranuan”, tha Alibeaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Emra të njohur funksionarësh në Maqedoni nën hetime

Story i radhës

Si tiparet trupore ndikojnë në perceptimet e synimeve të çiftëzimit?

Të fundit nga

ShkoLartë