zgjedhja e kreut te ri te spak deputeti i pd perplasje mes modelit amerikan dhe autokratik 63a0d53fc4dc3

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, deputeti i PD: Përplasje mes modelit amerikan dhe autokratik

December 19, 2022
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Ai u shpreh në emisionin “Open” në News 24 se gara më shumë se mes kandidatëve ka qenë mes modeleve të institucioneve, duke theksuar se Rama donte të mbronte modelin autokratik.

“Nuk ishte përplasje mes Ramës dhe Yuri Kim por përplasje mes modeleve të institucioneve, ambasada shpreh politikën e DASH dhe ishte aty për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, ndërsa Rama mbronte modelin autokratik. Përplasja ka qenë mes modeleve, jo emrave. Për interes të publikut kanë qenë 2 raste ku ambasada ka marrë pjesë në 2 procese. Kanë shkuar në zgjedhjet për komunitetin mysliman në Shqipëri për të frenuar frymën e Erdoganit dhe këtë herë për të ndaluar modelin e Ramës.

Shkaku është lufta karshi korrupsionit por përplasja ka filluar në 31 gusht të këtij viti, me largimin e drejtorit të policisë Gledis Nano. SHBA tha që ai ishte një partner i rëndësishëm i tyre. Më pas kishim 22 nëntorin, e vetmja ndërhyrje që ka bërë kryeministri është ajo e datës 7 dhjetor kur tha që ambasadores i kanë filluar procedurat për largim. Kjo është skandal më vete, ajo donte t’i jepte mesazh KLP-së që kjo ka ikur. Kur ajo tha që është këtu edhe për ca kohë ishte DASH që po fliste.

Nga 2016-2021 ka qenë një debat që ngarkonte opozitën për refuzim të reformës në drejtësi, sot është mazhoranca ajo që e ndalon reformën në drejtësi. Ti shkarkon një partner të fortë të tyre, çfarë pret? Ambasadorja i ka dhënë mesazh qeverisë që edhe nderi ka fat”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nis nata e pare festivalit te kenges ne rtsh 63a0d53779356
Story i mëparshëm

​Nis nata e parë Festivalit të Këngës në RTSH

pse qytetaret besojne me shume tek ish kryeministrat zaev dhe gruevski fatmir bytyqi komenton 63a0d5a6d4802
Story i radhës

Pse qytetarët besojnë më shumë tek ish kryeministrat Zaev dhe Gruevski? – Fatmir Bytyqi komenton

Të fundit nga

ShkoLartë