zgjedh te jem ne jete ai qe dua visi perplaset me mozen poetja une jam ne rol 6a1dfffed5f0d

“Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën, poetja: Unë jam në rol

June 1, 2026
1 minut lexim

Zgjedhja e aktorit Vis Pupa si i preferuari i publikut në spektaklin e të premtes, nuk ka gjetur mbështetje të fortë nga poetja Mimoza Ahmeti.

Poetja e ka shprehur edhe gjatë këtyre 3 ditëve mendimin e saj, ndërsa vetë Visi ka pranuar se çdo veprimi i tij ka qenë i mirëmenduar.

“Të gjithë njerëzit që janë rreth meje mund të kenë cilësi, sepse unë nuk kam dashur ti kem. Unë kam cilësi që i kam dhe jam krenar që i kam. Unë kam zgjedhur të jem në jetë ai që dua të jem. Di çfarë dua dhe mundohem të arrij gjërat e mia, pavarësisht se dukem mirë a keq, pa i hyrë njeriut në hak. Nëse dikush e vlerëson këtë gjë, është miku im, dikush që nuk e vlerëson vazhdon rrugën e vet, nuk ka asnjë gjë”, tha Visi.

Mimoza Ahmeti ka theksuar se ajo ka qenë në rol, ndërsa pas përfundimit të fermës shton se do vazhdojë jetën e saj normale.

“Unë nuk nxorra ndonjë njeri që do më ndjekë gjithë jetën. Unë do vazhdoj jetën time njësoj, si në arsim, edhe në familje. Unë kam qenë në rol. Nuk gjeta njeri këtu që të kaloj cakun e rolit”, tha Moza.

Për replikë, Visi shtoi:

“Unë nuk kam asnjë gjë kundër teje dhe kundër asnjërit. Jemi njerëzit e zotit dhe çdo personazh ka të drejtën të jetojë. Nuk jam në konkurrencë me asnjë, por nga ana morale që kam hyrë , me atë që ndodhi e kam kryer misionin tim, dal që nesër”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

netanyahu thote se izraeli do te vazhdoje te sulmoje libanin jugor sic eshte planifikuar 6a1dff318cca0
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor “siç është planifikuar”

raportohet per nje person te vdekur ne bllok 82 ne tetove ja detajet e para 6a1e02a245b82
Lajmi i radhës

Raportohet për një person të vdekur në “Bllok 82” në Tetovë, ja detajet e para

Të fundit nga

ASK: Rriten të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e parë (TM1) 2026. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe. Rriten të hyrat
ShkoLartë